Luiz Ejlli, ka arritur gati në një miliard shikime në rrjetet sociale, or një tjetër gjë që ka rënë në sy gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 2”, është se Luizi është i apasionuar pas pijes energjike ‘Golden Eagle” që prodhohet nga kompania kosovare “Frutex” me seli në Suharekë me pronar Shaqir Palushin.
Në biseda të shumta nëpër shtëpi, Luizi thotë se pasi të dalë nga aty do të fillojë punën në këtë kompani, mbase si komercialist në Shkodër.
Luizi i cili pi disa kanaçe me këtë pije gjatë ditës një ditë në shaka ka kërkuar nga kompania që në kanaçe të vënë fotografinë e tij.
Ndonëse Luizi nuk di asgjë, dashurinë e tij për pijen “Golden Eagle” e ka parë edhe pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi.
Palushi në një intervistë ka thënë se Luiz Ejlli, pasi të dalë nga “BBVA2” do të shpallet “Ambasador” për Shqipëri i kësaj pijeje.
Pronari i “Frutex” thënë se tashmë është herët për t’ia bërë të ditur Luizit këto sepse me rregullat e reality show-t nuk mund të favorizohet një banor.
Ai thotë se paraprakisht nuk ka pasur ndonjë marrëveshje me Luizin, por duket se atij i pëlqen vet pija kosovare.
Diskutime rreth kësaj post