Ka të dhëna se lëngu i turshisë është një kurë shumë e mirë shtëpiake kundër urthit apo refluksit të acidit Ky problem ka të bëjë me kthimin në ezofag të acideve të stomakut Lëngu i turshisë është një mënyrë shumë e mirë për të marrë lactobacille, baktere të shëndetshme për stomakun që gjenden në mënyrë natyrale tek kastraveci.
Por në rastin e kastravecit, lëngu i turshisë industriale nuk ka probiotikë, sepse këto baktere zhduken gjatë përpunimit dhe fermentimit Ndaj AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni lëngun e turshive të bëra në shtëpi dhe kurrësesi atë të turshive të pëpunuara.
Uthulla është një përbërës kryesor i turshisë, megjithatë duhet të keni kujdes e të mos konsumoni sasi të mëdha pasi mund të përkeqësojë urthin apo refluksin. Përmban plot antioksidantë. Lëngu i turshisë ka sasi të larta vitamine C dhe E, që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer. Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga qelizat e dëmshme, ose siç njihen ndryshe radikalet e lira.
Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë një ide e mirë Gjithashtu, vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin.
Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjak. Një studim i publikuar në Revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin, të cilit i referohet AgroWeb.org, hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve. Studimi tregoi se uthulla dhe lëngu i turshive ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2.
Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni. Ndihmon me tretjen. Uthulla tek lëngu i turshisë, ndihmon me tretjen. Ushqimet e fermentuara janë shumë të mira për sistemin tretës, sepse inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve të mira në stomak.
Nëse jeni në kërkim të një kure krejt natyrale për urthin kronik, AgroWeb.org rekomandon edhe hapat e mëposhtëm.
-Konsumoni racione të vogla gjatë vakteve,
– Konsumoni ushqime të shëndetshme për zemrën me pak yndyrë.
– Kryeni aktivitet të rregullt fizik,
– Nëse jeni mbipeshë, përpiquni të humbisni kilogramët e tepërt.
-Nëse jeni nënpeshë, përpiquni të shtoni në peshë.
– Shmangni duhanin, alkolin, ushiqmet me yndyrë, kafeinën apo qepën e freskët.
– Mos kryeni aktivitet fizik menjëherë pas ngrënies.
Të gjitha hapat e mësipërm ndihmojnë në zbutjen e simptomave të urthit.
Mjaft Me Ushqimet e Shpejta. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ushqimet e shpejta dhe të përpunuara, veçanërisht ato të ëmblat përkeqësojnë simptomat e urthit. Hani disa vakte gjatë ditës me perime, supa, oriz, peshk dhe mish pule. Hiqni dorë nga ushqimet pikante dhe kafeja. Më e rëndësishmja është që të mos konsumoni ushqim 3 orë përpara se të shkoni për të fjetur.
Diskutime rreth kësaj post