Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor. Simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen, rënien e flokëve, takikardinë e të tjera. Ilaçet dhe kurat farmaceutike janë të shumta. Por duhet të keni kujdes nga suplementët e hekurit.
Kujdesi nis duke mësuar më shumë për efektet anësore të këtyre suplementëve. Hekuri shkakton oksidim në organizëm që sjell probleme në tretje. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, për të parandaluar një problem të tillë duhet të rrisni konsumin e ushqimeve të pasura me hekur siç janë barishtet, bishtajoret, panxhari, majdanozi e të tjerë.
Nëse preferoni të konsumoni suplementë, sigurohuni që të përmirësoni përthithjen e këtij minerali duke e shoqëruar gjithmonë me ushqime të pasura me vitaminë C.Pas diagnostikimit dhe medikamenteve të rekomanduar nga mjeku, ju rekomandojmë të përdorni edhe këtë kurë natyrale me hithër dhe limon. Kjo kurë me dy përbërës do t’ju mundësojë të parandaloni dhe trajtoni aneminë në mënyrë natyrale.
Hithra është e pasur me vitamina dhe minerale, ndër të cilat veçojmë hekurin. Ajo ka aftësi të përmirësojë tretjen dhe të pastrojë gjakun. Limoni është gjithashtu i fuqishëm në pastrimin e organizmit dhe në përthithjen e ushqyesve. Limoni është i pasur me vitaminë C, që siç e thamë më lart ndihmon në përthithjen e hekurit nga ushqimet.Kura me Hithra dhe Limon Kundër Anemisë. Duke parë vlerat e këtyre dy përbërësve, vjen natyrshëm ideja e bashkimit të tyre në një kurë të vetme kundër anemisë.
Përbërësit:
5 lugë gjelle me gjethe të thara hithre. Mund të përdorni edhe gjethe të njoma.
Lëngu i një limoni
1 litër ujë
Përgatitja:
Ziejeni ujin në një tenxhere.
Kur sapo të ketë marrë valë, hiqeni nga zjarri dhe shtoni hithrën e thatë. Mbylleni kapakun dhe lëreni hithrën të tretet në ujë për 5 minuta. Më pas kullojeni lëngun, shtoni lëngun e limonit dhe nëse dëshironi pak mjaltë.
Nëse keni gjethe të njoma, atëhere ziejini bashkë me ujin. Këtë pije mund ta pini përgjatë ditës por jo gjatë vakteve. Për shembull, mund të pini një gotë me stomak bosh, një paradite dhe një pasdite.
Pija duhet konsumuar për 15 ditë për të shtuar nivelet e hekurit dhe për të parandaluar aneminë. Pas këtyre dy javëve, kufizojeni pirjen e lëngut në një gotë në ditë. Mos harroni të bëni limonin pjesë e vakteve tuaja për të përmirësuar përthithjen e hekurit. Majdanozi i freskët është gjithashtu një barishte që duhet ta konsumoni, sepse përmban edhe hekur edhe vitaminë C.
Diskutime rreth kësaj post