Situata në qendrën e Shkupit për momentin është e asaj të një lufte, policia vrapon dhe ndjek protestuesit të cilët më parë kanë djegur zyrën e presidentit George Ivanov. Sipas informacioneve në terren, protestuesit kanë gjuajtur edhe pas disa autobusëve të transportit urban derisa MPB është në ndjekje të disa protestuesve.
Sipas asaj që thuhet në protesta ka të lënduar shumë qytetarë. Protestuesit thyejnë ndërtesën e ministrisë së drejtësisë
Protestuesit të cilët tregojnë pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të fundit të presidentit Ivanov për të amnistuar politikanët e përfshirë në krimin zgjedhor pas parlamentit dhe thyerjes së zyrës së presidentit, janë drejtuar për tek ministria e drejtësisë duke thyer e shkatëruar katin e parë të ndërtesës.
Nga aty lajmërojnë se ka ndërhyrë policia speciale për të larguar protestuesit dhe për të vënë rend e qetësi në ndërtesën e dikasterit të drejtësisë.
Protestuesit antiqeveritar janë zhvendosur prej para Kuvendit dhe tani gjenden sërish para zyrës popullore të Presidentit të shtetit, ku edhe siç bën të ditur gazetari ynë nga terreni, situata ka shpërthyer.
Ata e kanë thyer derën e zyrës dhe janë futur brenda duke i vënë flakën. Protestuesit vazhdojnë të gjuajnë me gurë dhe kështu e kanë demoluar zyrën popullore të Presidentit.
Diskutime rreth kësaj post