Prej ditësh, lart e poshtë flitet se Arbana Osmani mund të mos moderojë këtë sezon të 3 të “Big Brother VIP”.
Edhe pse asnjëra palë, si Arbana ashu edhe televizioni nuk ka bërë asnjë reagim për këtë, janë sinjalet në rrjetet sociale që tregojnë shumë.
Së fundmi moderatorja ka ndarë një foto nga kinemaja duke parë filmin “Killers of the Flower Moon”. Deri këtu asgjë e jashtëzakonshme.
Mirëpo fill pas kësaj “Top Channel Films” në Instagram ka shkruar një artikull të dedikuar ku sipas tyre, “Në kuadër të dashurisë” ka arritur t’ia kalojë edhe filmit “Killers of the Flower Moon”, i cili aktualisht po “përqafohet” jo vetëm në Shqipëri edhe në botë.
Meqë e gjithë “lufta” bëhet rreth filmave, kujtojmë këtu se bashkëshorti i Arbana Osmanit është gjithasht regjisor dhe ka krijuar disa filma në kineatografinë shqiptare. Të jetë kjo arsyeja?
Diskutime rreth kësaj post