Aktori i njohur Luftar Paja, një nga rolet e shumta ka edhe ate te Çobo Rrapushit në shfaqjen “Çobo Rrapushi me shokë” në estradën e Fierit në vitin 1980.
Vepra erdhi me regji të Pëllumb Kullës dhe pati një sukses kombëtar afatgjatë.
Ky personazh i ndërtuar nga Luftar Paja i dha frymë një fshatari tipik lab, atdhetar e me thumbin e ironisë në çdo batutë.
Mirëpo, kjo vepër kaq e rëndësishme në karrierën e Luftar Pajës duket se nuk ekziston më, aty ku duhet të ishte krah krijimtarive të tjerë të atyre viteve. Në një intërvistë për neësbomb.al Paja rrëfen si u zhduk matrica e vetme e Çobo Rrapushit dhe mënyra se si u pasuruan drejtuesit e TVSH duke bërë pazarë me kosovarët e Zvicrës.
Si qëndron e vërteta e matricës së zhdukur të personazhit të Çobo Rrapushit nga arkivat e TVSH?
Kanë qenë të xhiruara me Ampex dhe bobinat, gjithë ajo pasuri kombëtare. Kur i pyet të thonë se ekziston, por duhet një paisje që kushton shumë.
Dikush thotë 2 mijë dollarë, 20 mijë dollarë…Pse mos t’i thuash brezave është bërë art në këtë formë gjatë këtyre viteve. Në vitin 1980 është regjistruar nga TVSH, “Cobo Rapushi me shokë”, një nga shfaqjet më të ndjekura të asaj kohe.
Cili është subjekti i kësaj shfaqje?
Ndahej në disa etapa. Çobo Rrapushit ishte luftëtra i Luftës Nacional Çlirimtare.
Mentaliteti i Çobos ishte që duhet të hamë me lugë floriri. Shikoni ç’batutë kishte:
Ngreu ha bukë, dhe merr shatin, i thotë gruaja.
Ai thotë: Bukën e hënga, shatin nuk e pashë.
Trasta e bukës ishte e varur te shati, pra s’donte të punonte.
Cdo të thotë për ju të zhduket një rol i tillë?
Është si zhdukja e një fëmije. E ndjen dhimbjen tamam sikur të ikën një fëmijë për këtë gjë.
Kush janë personat përgjegjës për zhdukjen e roleve nga arkivi?
Përgjegjës janë të gjithë edhe s’është asnjëri.
Pai shumë vandalizma në ’97. Në televizione shumë krijimtari kombëtare u masakruan. Zhdukja e matricës e morëm vesh nga ‘92, shkonim i kërkonim dhe s’na i jepte askush, pasi na thonin se s’keni të drejtë të merrni. Matrapzë që drejtonin televizionin në atë kohë kanë nxjerrë fitime sa u ka dashur qejfi, sidomos me kosovarët në Zvicër, ata i blinin, bënin kaseta dhe ne nuk merrnim gjë. Atëherë i shikoje bobinat në korridoret e televizionit, ca të zënë nga lagështira, shumë u zhdukën pa nam e nishan.
E keni ngritur zërin për këtë problem?
Po, sidomos në shtyp. Edhe në institucionet shtetërore, duke filluar nga presidenti i asaj kohe, ministrat, por askush nuk mori masa. Ky problem është ngeritur edhe nga aktorë të tjerë ndër vite, nuk jam unë i vetmi që i kam thënë këto gjëra.
Diskutime rreth kësaj post