Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka lëshuar një mesazh të prerë për ata që mbështesin Palestinën në këtë konflikt.
Një zyrtar i lartë tha në se kundërshtarët që kërkojnë të përfitojnë nga paqëndrueshmëria në rajon duhet të “mendojnë dy herë” përpara se të ndërhyjnë.
“Anijet luftarake që SHBA ka vendosur në Mesdheun lindor, janë atje për të kryer një spektër të plotë të operacioneve detare”, tha zyrtari.
Një pjesë e misionit të tyre është “të minimizojnë rrezikun ndaj përhapjes së konfliktit”.
Deklarata vjen pas shqetësimeve se Irani ose grupe të tjera rajonale që kundërshtojnë Izraelin, si Hezbollahu në Liban, mund të bashkohen në konflikt.
Diskutime rreth kësaj post