E shtuna e 18 Dhjetorit u mbyll me zhvillime intensive në kampin demokrat, tashmë të ndarë në 2 pjesë. Ndërsa grupi i drejtuar nga Sali Berisha ka mbajtur sot referendumin ku u deklaruan më shumë se 43 mijë vota të anëtarësisë pro shkarkimit të Lulzim Bashës, ky i fundit mbajti sot Kuvendin Kombëtar, ku deklaroi një pjesëmarrje prej 5004 anëtarësh.
Kuvendi shpalli nul çdo vendim të deklaruar një javë më parë nga kuvendi i jashtëzakonshëm I thirrur prej Berishës.
Mbrëmja u mbyll me deklaratat në selinë e PD. Por ndërsa kryedemokrati Basha zgjodhi të mbledhë anëtarësinë brenda selisë, Berisha me një numër dominant mbështetësish u mblodhën jashtë selisë, nga ku lideri historik deklaroi të hënën një protestë kombëtare.
Ndërkohë në përfundim të mbledhjes me kryesinë, po të hënën Basha deklaroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ndërkohë që refuzoi të njohë referendumin e sotëm. Ai tha se PD ka patur sot vetëm një aktivitet politik dhe ai ishte Kuvendi Kombëtar.
Diskutime rreth kësaj post