“Lufta në Ukrainë ofron mundësi për të nisur një tranzicion më të shpejtë të energjisë së gjelbër, por Arabia Saudite është e nevojshme për këtë ndryshim”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, për median arabe, al arabia.
Ndërsa më tej shkruan se kryeministri Rama është shprehur se Arabia Saudite ka një potencial të lartë.
“Arabia Saudite është ulur mbi naftën dhe ata duan të bëhen të vetë-mjaftueshëm në energjinë e gjelbër dhe gjithashtu eksportues neto të energjisë së gjelbër. Pra, ka shumë çështje që bashkohen. Çmimi i naftës nxitet kryesisht nga oferta dhe kërkesa dhe historikisht, çmimet jashtëzakonisht të larta të naftës zakonisht ndikoheshin drejtpërdrejt nga konfliktet ose tensionet gjeopolitike, veçanërisht kur përfshihet një vend prodhues i naftës, si Rusia”, ka thënë kryeministri Rama, shkruajnë mediat e huaja.
Diskutime rreth kësaj post