Shumica e vendeve që morën pjesë në Samitin e G20 në Bali, Indonezi, nënshkruan një komunikatë duke dënuar ashpër luftën e Putinit në Ukrainë.
Mirëpo, ka pasur edhe qëndrime të tjera. Vende të mëdha si Kina, Indonezia, India dhe Brazili vendosën të mbanin distancën nga pjesa tjetër e liderëve që kishin vënë në izolim kreun e diplomacisë ruse Sergej Lavrov.
Vlen të përmendet se shumica e anëtarëve të G20, SHBA dhe aleatët e saj në Evropë dhe Azi kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, por Kina, India, Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut duket se hezitojnë ta bëjnë këtë. Por edhe Brazili, preferoi të mos bëhej agresiv ndaj regjimit të Moskës.
Kina dhe India kanë lidhje të rëndësishme tregtare me Moskën të cilat janë afruar edhe më shumë që nga pushtimi i Ukrainës nga Putini dhe kanë shmangur me kujdes kritikat ndaj Putinit.
Diskutime rreth kësaj post