Një tentativë grabitje në Fier ka rezultuar tragjike, pasi gjatë shkëmbimit të zjarrit një prej grabitësve mbeti i vdekur dhe një tjetër i plagosur.
Siç shihet edhe nga fotot që ka siguruar “Gazeta Shqiptare”, ndonëse përplasja ka ndodhur rreth orës 03:00, njollat e gjakut janë në rrugë.
Ndërkaq, kur kanë kaluar vetëm pak orë nga ngjarja e rëndë, të tjera detaje janë zbuluar. Familja Muça në Fier ka parë tmerr me sy në orët e para të mëngjesit.
Banesa, të cilët tentuan të hyjnë grabitësit i përket Minella Muçës, e cila ndodhet në lagjen “29 Nëntori” në Fier.
Siç bën të ditur gazetari Ervis Kuci, ai punonte shofer dhe janë të dyshimta arsyet se pse grabitësit, të cilët ishin të maskuar dhe me armë tentuan të hyjnë te shtëpia e tij.
Gruaja e shtëpisë, Elsa Muça ka treguar momentet e tmerrit, kur në orët e para të mëngjesit dëgjuan zhurma në derë, ku hajdutët tentuan të thyejnë drynin.
“Dëgjuam zhurma, u frikësuam shumë. Autorët tentuan të hapin derën”- tregon ajo, duke shtuar më pas se burri i saj telefonoi policinë i alarmuar.
“Nuk arritën të hapnin dot derën se njoftuam policinë dhe erdhi policia. Na shpëtoi llozi që kishim vënë mbrapa derës”, tha ajo.
Nga shkëmbimi i zjarrit midis policisë dhe hajdutëve, njëri prej tyre mbetur i vdekur dhe tjetri i plagosur, ndërsa dy të tjerë u larguan.
Uniformat blu kanë bërë të ditur se në radhët e tyre nuk ka persona të lënduar.
Diskutime rreth kësaj post