Konspiracionisti Alfred Cako në emisionin “Zonë e Lirë” në ABCNews foli për luftën Izrael-Hamas. Cako u shpreh se kjo luftë ka gjasa që të përhapet. Gjithashtu ai shtoi se të dyja anët i komandon ‘një dorë’ dhe se pas gjithë kësaj qëndron elita botërore.
“Ne këtu jemi në analizën reale që po bëjmë për situatën aty. Ka dy gjëra, sot po bëhet një luftë terroriste nga një grup i vogël që quhen Hamas, dhe që zjgedhin mënyrën e tyre dhe mbi të gjitha mund të jetë të sponsorizuar nga vetë Asadi. Armatimet e Zelenskyt në Ukrainë janë kaluar ke Hamasi, për ti dhënë një shkas Izraelit për të sulmuar dhe për të bërë pastrimin etnik të Gazës. Unë mendoj që kjo luftë ka për tu përhapur dhe se të dyja anët i komandon një dorë. Pas kësaj është elita botërore”, tha ndër të tjera Cako.
Diskutime rreth kësaj post