Presidenti amerikan Donald Trump është i vendosur të krijojë ushtrinë më të fuqishme në Tokë, pas miratimit të një projekt-ligji të mbrojtjes prej 530 miliardë dollarësh.
Ligji i jashtëzakonshëm u miratua pas kërkesave të Trump për një ushtri më të fortë, për të mbrojtur SHBA nga kërcënimet e liderit të Koresë së Veriut.
Në vitin 2018, shpenzimet do të rriten deri në 480 miliardë paund dhe do të vazhdojnë deri sa të arrijnë kufirin prej 530 mld paund.
Megjithëse, lëvizja u përball me rezistencë nga shumë vetë brenda Senatit, pasi ende nuk është e qartë se prej nga do të vijnë paratë.
Megjithatë republikanët argumentuan se paratë janë të nevojshme për të trajtuar kërcënimet e Kim dhe për të qenë gati nëse lufta shpërthen.
Tensionet mes dy kombeve u ndezën sërish pasi Kim e cilësoi Donald-in një “plak të çmendur”.
Por në një shpërthim të habitshëm në Twitter, Trump e cilësoi Kim një “shkurtabiq të dhjamosur”. /Burimi: DailyStar
Diskutime rreth kësaj post