Arben Ndoi ka dhënë dorëheqjen nga posti si kryetar i degës së Partisë Demokratike në Lezhë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ndoi, i cili njofton se dorëheqjen ia paraqiti dje kryetari të PD-së, Sali Berisha.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai deklaron se dorëheqja e tij ka ardhur si shkak i frymës negative që i pengonte mbarëvajtjen e punës nga demokratët e kapur në PD-në e Lezhës.
“E nga ana tjetër janë një pakicë e vogël, të cilët kanë përfituar aq shumë prej PD. Shumica prej tyre të pa sprovuar asnjëherë me votë dhe pa asnjë aksion politik.
Pikërisht këta persona harxhojnë kaq shumë energji negative në një luftë të paprinciptë brenda llojit. Ndërkohë që për asnjë sekondë nuk i shikova të bëjnë opozitë ndaj kundërshtarit politik, Rilindjes, e cila qeveris pothuaj prej 10 viteve Shqipërinë.
Për fatin e keq disa nga këta servilë, hileqarë, prapaskenistë, intrigantë, gjejnë terren dhe mbështetje nga apendikse të caktuara brenda PD në qendër.
Kjo ndikon në krijimin e një fryme negative dhe afekton mbarëvajtjen e punës brenda PD Lezhë. Dhe natyrisht kjo ka shkaktuar edhe një demotivim timin në kryerjen e funksionit tim si kryetar”, shkruan Ndoi ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post