Ish-ministri i Financave Arben Malaj, foli ndër të tjera për “Luftën e Ftohtë” që po zhvillohet në Bashkinë e Vlorës. Malaj theksoi se gjithçka bëhet për të kontrolluar zonat e zhvilluara të qytetit bregdetar.
Deklarata e Malajt:
“Çdo kritikë që iu bëhet kryetarëve të partive, duhet të ketë të bëjë me punën që ata bëjnë. Ajo që hedh dyshimet për hakmarrje në rastin e bashkisë Vlorë është se kryetari i Bashkisë së Vlorës bënka si deputet i zones, por dilka se nuk bënka si kryetar i bashkisë. Është më shumë një luftë për të kontrolluar gjithçka që mund të jetë si mundësi zhvillimi në Vlorë, që të kalojë vetëm në disa duar. Kjo gjë lexohet qartë. Unë jam qytetar i Vlorës, shkoj me pushime, dal në shëtitje dhe më vjen shumë keq që ndodh kështu. Janë po të njëjtët njerëz që thanë se vlen si kryetar bashkie e tani nuk e duan.
Ky mentalitet dëmton më shumë një qytet dhe një vend. Kjo është luftë e brendshme që ka kosto për Shqipërinë, kjo që ka ndodhur është e papranueshme, Agroni ka shërbyer gjatë dhe me integritet. Urdhri i kryetarit të Bashkisë Vlorë për të ndërprerë paratë për këdo që mbush moshën e pensionit, ka bazë ligjore. Sfida ndaj Dritan Lelit, është e papranueshme. Papunësia në Vlorë është politizuar dhe Leli është një i aposionuar që të ketë sa më shumë të rinj të punësuar. Këshilltarët e bashkisë së Vlorë do iu lutesha që të mos votojnë verbër sipas partisë, por sipas asaj që duan qytetarët”, deklaroi Malaj.
Diskutime rreth kësaj post