Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka komentuar për herë të parë ‘Foltoret’ e ish-Kryeministrit Sali Berisha si dhe ‘përplasjet’ e këtij të fundit me Kryedemokratin Lulzim Basha.
Ajo shton se një debat mund t’u japë mundësi demokratëve për të qenë pjesë e një diskutimi me gjithë kritikat për gjithsecilin.
Deklarata e Ademit:
“Çdo diskutim brenda PD është i domosdoshëm është një mundësi. Duhet t’i jepet mundësia të gjithëve për ta thënë këtë. Një debat konstruktiv është gjithmonë i mirë por duhet të jetë konstruktiv. Ne presim që PD opozita në përgjithësi ta ndërtojë këtë vend, në mënyrë që të bëjmë më të mirën e mundshme për të pasur gjithëpërfshirje jo dy përfaqësues, pse jo të gjithë dhe ka mundësi për të bërë këtë.
Një debat duhet të ishte ndërtuar më parë dhe mund t’u japë mundësi demokratëve për të qenë pjesë e një diskutimi me gjithë kritikat për gjithsecilin. Unë mendoj se zgjedhjet duhet t’i bëjmë me popullin dhe nëse ne nuk i bëjmë me popullin asnjëherë nuk do arrijmë atje ku duhet”, tha Ademi.
Diskutime rreth kësaj post