Analisti Fatos Lubonja ka komentuar reagimin e ashpër të ambasadorit Lu i cili është shprehur se vendi po udhëhiqet nga bandat.
Në një prononcim për “News 24”, Lubonja u shpreh se deklarata e ambasadorit pa mbështetjen e personave brenda vendit është vështirë të sjellë ndonjë ndryshim të fortë lidhur me situatën.
“E para është se duhet të dyshojë diçka, sepse ngjarje si ajo e Elbasanit është vetëm maja e ajsbergut. Por vetëm fjala e ambasadorit është e vështirë të ndryshojë ndonjë gjë.
Duhen forca të brendshme që mund të ndryshojnë diçka.
Ndryshimi nuk është vendimtar vetëm nga një ndërhyrje amerikane. Është shumë vështirë që diktatura e krimit të mund të braktiset kaq lehtazi.
Mund të hiqet një bandit dhe mund të vendoset një tjetër” tha Lubonja.
Diskutime rreth kësaj post