Në vijim të debatit më të fundit midis publicistit Fatos Lubonja dhe shkrimtarit kandidat për çmimin nobel, Ismail Kadare, pasi më parë ky i fundt ka hedhur akuza ndaj Lubonjës duke thenë se kish dëshmuar kundër të atit, ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Lubonjës .
Nëpërmjet shprehjeve që më tepër godasin se sa sqarojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur gjithë historia, që ka nisur në vitin 1975, me arrestimin dhe marrjen në pyetje të Fatos Lubonjës nga hetuesi, dhe ka përfunduar me përsëritjen e dëshmisë së tij në gjyq.
Këtë ngjarje shkrimtari Kadare, e merr si rast ilustrimi për të stigmatizuar rregjimin diktatorial të Enver Hoxhës, duke u shprehur:
“Dosja për të cilën ju flisni, duke patur në thelb një ngjarje disi të rrallë, rastin e familjes Lubonja at e bir, ku i biri ka bërë shkaktar të atin për “mendimet e gabuara”, që po e çonin drejt burgut, në një pamje të parë mund të duket si dramë brenda familjes, në të cilën e drejta për t’u përzier është vetvetiu e kufizuar…”.
Dhe më tej, duke iu adresuar Fatos Lubonjës, nëpërmjet GSH, Kadare thotë:
“Në vend të një vrasje sado të thjeshtë ndërgjegjeje, siç ndodh në raste të tilla, ky njeri tregoi një dashakeqësi të papërfytyrueshme, shoqëruar me akuza makabre ndaj meje si shovinist shqiptaromadh, racist antiserb (gjuha serbe- një jevgë përballë zonjës së rëndë shqipe) e të tjera si këto…”.
Sikurse përmendëm, Fatos Lubonja, ka heshtur gjatë gjithë këtyre ditëve për historinë e përmendur, ndonëse nuk ka munguar me shkrime të publikuara ndër gazeta të ndryshme.
Por, më së fundi, mbasditen e sotme e ka thyer heshtjen, duke iu përgjigjur me fraza të shkurtëra Kadaresë, nga News24, në adresë të të cilit Lubonja artikuloi: “ Akuzat e Kadaresë ndaj meje janë qesharake. Ndjej keqardhje për kulturën e manipulimit. Historia manipulohet për hatër të pushtetit. Në Shqipëri është krijuar një regjim i dytë. Unë as nuk shpik as nuk shtoj. Hapni gazetën Drita dhe verifikohini thëniet e mia”. Rikujtojmë se një debat I tillë midis dy protagonistëve ka qenë prezent edhe në Nëntor 2016, kur Fatos Lubonja e ka etiketuar Ismail Kadarenë “Oborrtar i regjimeve.”
Ismail Kadare: Në gjyqin e të atit Lubonja bëri denoncim të mirëfilltë politik kundër meje
Diskutime rreth kësaj post