Pasi Ministria e Mjedisit vendosi që të mbyllte aktivitetin e ushtruar në lokalin “Safari Park”, në Fier, kafshët që ndodheshin aty janë transferuar për në Tiranë.
Ky veprim vjen fill pas shkrimit në median britanike Daily Mail, i cili i dedikoi një artikull gjendjes së mjerueshme të kafshëve në kopshtin zoologjik të Fierit.
12 kafshë që ishin të gjitha në total, do të transferohen si fillim në kopshtin zoologjik të Tiranës dhe më pas në Holandë, Gjermani.
Për më tepër shihni pamjet që vijnë nga momenti kur kafshët e këtij safari transferohen drejt kopshtit zoologjik të Tiranës.
Foto:
Video:
Diskutime rreth kësaj post