Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se opozita e bashkuar do të vijojë betejën pa kthim në Parlament dhe njëkohësisht do nisin dialogun me të gjitha segmentet e agresuara përtej opozitës me qëllim që të bashkohen me lëvizjen e kësaj të fundit.
Deri në vitin 2025, vit kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Berisha tha se Luani do të jetë zgjuar dhe do përballet me hienat.
Berisha: Do shtrijmë betejën që nisëm në parlament, në sheshe, rrugë dhe rrugicat e Shqipërisë në rezistencë të qëndrueshme pa kthim, pa kompromis.
Ky bashkim do jetë fronti opozitar, koalicioni i shqiptarëve që duan të largojnë Edi Ramën.
Nga tani, deri në vitin 2025, luani do jetë i zgjuar dhe do përballet me hienat që menduan se mund t’ua hedhin shqiptarëve me një diktaturë të dytë.
Luani, ju do i përmbysni ata! Keni sakrifica për të bërë, sepse dialogu do jetë konstant, objeksionet do jenë të shumta, që do marrim do jenë të egra, do sprovohemi në mënyra të ndryshme. Por çfarë alternative kemi? Problemet e popullit opozitar sot janë më të mëdha se sakrificat që kërkohen për të shpëtuar Shqipërinë. tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post