Luana Vjollca prej dy vitesh është e lidhur me biznesmenin kosovar Krenar Çotën, ndonëse asnjëherë nuk e ka pranuar atë publikisht.
Muajin e kaluar u përfol në media se çifti po mendon martesën, si rezultat i vështirësisë që kanë në lidhjen e tyre për shkak të distancës. Krenari jeton në Prishtinë dhe Luana në Tiranë.
Ka qenë vetë Luana, e cila mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Shiko kush Luan” ka shtuar edhe më shumë dyshimet se mund të ketë dasmë në verë.
Teksa ka pyetur Ylli Limanin se kur do të martohet, ky i fundit është shprehur se nuk i dihet, ndoshta shumë shpejt.
Vetë moderatorja, iu drejtua Yllit, “si unë në verë”?
Më pas ajo u drejtua nga Manushi dhe i tha se është shaka dhe i ka kërkuar atij që ta konfirmojë publikisht që nuk është e vërtetë.
Por, Manushi nuk e ka mbështetur Luanën në këtë rast duke thënë se “Nuk i dihet, pasi zërat po qarkullojnë”.
Ndoshta ka të drejtë populli kur thotë se “ku ka zë nuk është pa gjë” dhe vërtetë Luana do të martohet në verë.
Diskutime rreth kësaj post