Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë një nga çiftet e showbiz-it shqiptar që nuk e kanë bërë ende publike lidhjen e tyre, edhe pse kanë dy vite që janë bashkë.
Ndoshta ky fakt lidhet edhe me largësinë, njëri jeton në Prishtinë dhe tjetri në Tiranë. E pikërisht kjo është një nga arsyet që çifti po mendon hapin e rëndësishëm, atë të martesës.
Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se distanca fizike, meqenëse Krenari jeton në Prishtinë, po detyron çiftin të shkojnë drejt altarit.
Gjithsesi ata e kanë zgjidhur të jenë afër, pasi udhëtojnë shpesh në vendet më të bukura të botës duke e shijuar në maksimum lidhjen e tyre.
Nuk dihet ende një datë e saktë, por siç shkruan “Panorama Plus”, çifti ka programuar verën e vitit 2018 për t’i dhënë fund beqarisë.
Diskutime rreth kësaj post