Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka uruar edhe përmes rrjeteve sociale 26-vjetorin e Partisë Socialiste.
“Mirënjohje e nderim për socialistët shqiptarë dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë, në ditën e themelimit të kësaj kështjelle të qëndresës e heroizmit, të solidaritetit e humanizmit,që ka meritën historike të ringritjes së shtetit pas rrënimit total që shkaktoi regjimi i Berishës më 1996 dhe 1997 dhe që e bëri Shqipërinë aleate të NATO-s në luftën për çlirimin e Kosovës, vlera të cilat Rilindja e tepsisë, as nuk mund t’i tjetërsojë dhe as nuk mund t’i mohojë duke ndërruar ngjyrën e flamurit, apo simbolet e Partisë Socialiste”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post