Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka pritur sot një delegacion të Parlamentit Gjerman. “Vizita e delegacionit të Parlamentit Gjerman është një mundësi për të njohur realitetin politik shqiptar,” tha Rama.
Sipas zv/kryetarit të LSI situata në Shqipëri është problematike, në një kohë që reforma në drejtësi ka dështuar dhe ndodhet në kolaps të plotë.
“Skandaloze që Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë! Skandaloze që nuk janë krijuar institucionet e reja të drejtësisë. Komisionerët e Europës na flasin për suksese të Reformës në Drejtësi, ndërkohë që Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë!,” tha Rama.
Zv/kryetari i LSI hodhi dhe akuza ndaj qeverisë duke u shprehur se “ka zgjedhur të bashkëpunojë me krimin dhe jo me opozitën”.
“Mungon dialogu politik, sepse qeveria bën dialog me krimin. Pa u ndarë qeverisja me krimin nuk rikthehet besimi qytetar tek institucionet dhe demokracia,” u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post