Deputeti i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka folur për situatën në Partinë Demokratike.Teksa fliste për lëvizjen e Berishës, Luan Baçi deklaroi se e mbështet këtë lëvizje për ndryshim, pasi PD sot ka nevojë për një shkundje të madhe në mënyre që të vijë ndryshimi dhe më pas të vijë në pushtet, që sipas tij do të ndodhë shumë shpejt.
Nga ana tjetër, ai përmendi dhe rastin e një deputeti demokrat që nuk ishte votuar as nga motrat e tij, pasi ato punonin në shtet dhe PS i kërkonte me foto votën.
Deklarata e Baçit:
“Votuesit e kanë bërë detyrën e vetë. Ata me mijëra votuan PD-në. nuk kanë kursyer asgjë. Vërtetë ishte garë e pabarabartë. Nga njëra anë kishim shtetin dhe nga ana tjetër PD-në, pa burime. Justifikimi jonë përpara shqiptarë që prisnin me patjetër ndryshimin nuk ka më justifikim. Kjo qetësi pas 25 prillit, unë sinqerisht e kam mirëpritur lëvizjen e Berishës. Nuk është vetëm faji i kryetarit.
Nuk do ta shikoja si dualizëm Basha-Berisha. PD është e të gjithë anëtarëve dhe votuesve. Janë shumë herë më shumë votat e vjedhura. Sot solli një shembull doktor Berisha për një deputet të PD-së, që edhe motrat e veta nuk i kishin dhënë votën, sepse i kërkonin votat me foto. Deri këtu ka arritur PS-ja. Kryesia e PD-së e cila mblidhet për të bërë lista, nuk mban asnjë lloj përgjegjësie kur ka humbje. Po të fitonin do të ishin ata ministra. Duhet një shkundje e madhe. E mbështes lëvizjen e Berishës. Të filloje dhe te ketë lëvizje.
Të ketë një ndryshim. Një pastrim, që PD të mos ketë përgjumje. Të ndahen përgjegjësitë. Është e vetmja alternative që do të vijë në pushtet dhe do të vijë shumë shpejt me këtë lëvizje që ka filluar. Nuk e prisnim humbjen me 25 prill. Me fillimin e lëvizjes së Berishës, ditën që erdhi në Fier, shumë mund të kenë thënë se Luan Baçi ka organizuar, sinqerisht e them nuk ishte nevoja fare. Kishte frymë. Pashë shumë individë që për 8 vite kanë qenë sehirxhinj, por tani ishin shumë aktivë”, deklaroi Baçi.
Diskutime rreth kësaj post