Ambasadori amerikan Donald Lu, ka kërkuar sërish miratimin e reformës në drejtësi. Duke folur në prezantimin e një sondazhi për korrupsionin në drejtësi, Lu tha se ka ardhur koha që politikanët të dëgjojnë zërin e popullit dhe të shohin se sa shqetësues mbetet niveli i korrupsionit në rradhët e politikës, gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Problemi më i madh i korrupsionit mbetet tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem aspak nga ky përfundim, ai tregon se populli shqiptar e kupton me vërtet se cfarë po ndodh me korrupsionin në vendin e tij. Ka ardhur koha që politikanët ta dëgjojnë”, tha Lu në takimin ku u prezantuan rezultatet e sondazhit për korrupsionin.
Ai ka treguar edhe historinë tronditëse të një gruaje, si shembull i korrupsionit në drejtësi.
“Korrupsioni po mbush paratë e gjyqtarëve me para të pista.
“Korrupsioni po shkatërron jetët e qytetarëve shqiptarë.
Të fortët dhe të pasurit e blejnë drejtësinë, të varfërit janë viktima. Një grua shkoi në sistemin gjyqësor, por vuajtjet e saj u shtuan më. Kam mbetur i prekur nga historia e saj. Gruaja e dhunuar gjeti më shumë vuajtje nga drejtësia. Gjykata i dha burrit të saj kriminel pasurinë, por edhe fëmijët. Fëmijët përfunduan në duart e abuzuesit. Arsyeja e këtij vendimi ishte thjesht korrupsioni”, tha ambasadori amerikan.
Diskutime rreth kësaj post