Gjatë një takimi me Dhomën Amerikane, ambasadori Donald Lu ka folur lidhur me të ardhmen e Shqipërisë.
Ne nje kohe kur situata politike ne vend eshte shume e tensionuar ambasadori i SHBA-ve u shpreh se është realist dhe se të ardhmen e Shqipërisë e shikon me përparësi të mëdha.
Në këtë takim është e pranishme dhe ministria Milva Ekonomi. Ambasadori ka shprehur vendosmërinë e tij se SHBA do të mbështesin qeverinë shqiptarë në luftën kundër krimit të organizuar.
Në mesazhin e tij ambasadori amerikan theksoi ndër të tjera se këtë vit me zbatimin e reformës në drejtësi do të krijohen më shumë mundësi për biznesmenët, dhe investimet kombëtare në Shqipëri.
Po ashtu, me humor ai theksoi se nuk është optimist, por thjesht realist.
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e Dhomës së tregtisë amerikane në Tiranë, ambasadori amerikan Donald Lu është ndalur në mesazhe të qarta në lidhje me efektet e Reformës në Drejtësi në vend.
Ai u ndal pikërisht në fenomenin e korrupsionit për të cilin tha se do të hetohet nga strukturat e antikorrupsionit që do të ngrihen Bashkë me Byronë kombëtare të Hetimit.
“Jam realist, shoh që po vijojnë gjëra të mira për Shqipërinë. Reforma në Drejtësi do të transformojë klimën e biznesit në vend. Byrja e hetimit do të trajtojë korrupsionin në nivele të larta. Garantimi i stabilitetit dhe demokracisë çon vendin drejt integrimit”, tha ambasadori Lu.
Diskutime rreth kësaj post