Ambasadori amerikan Donald Lu, i pranishëm në simpoziumin kundër korrupsionit të zhvilluar në Tiranë, deklaroi se “vetting”-u është mënyra më e mirë për ta luftuar korrupsionin.
“Korrupsioni nuk luftohet nga të huajt, por nga prokurorë, policë e gazetarë kurajozë. Pra, pyetja është: si do të luftohet korrupsioni në Shqipëri? Lufta nis me “vetting”-un. Duhet ndërtuar një sistem i ri i pavarur, ku asnjë politikan apo gjyqtar i vetëm të mos ndikohet dhe të manipulohet. I jemi mirënjohës Komisionit të Venecias për këshillat e urta. Të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillat e këtij komisioni. Kam besim në mençurinë e popullit shqiptar, pasi është i zgjuar dhe i lodhur nga korrupsioni në vend”, deklaroi ambasadori Lu.
Ndërsa Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, tha se me dëshirën e duhur, korrupsioni mund të luftohet me eficencë.
“Të gjithë i dimë problemet me korrupsionin. E di qytetari i thjeshtë, e di fermeri, e di studenti e kështu me radhë. Nuk kam ëndrra të tilla si zhdukja e korrupsionit, pasi është i lidhur me natyrën njerëzore, por korrupsioni mund të luftohet me eficencë. Duhet dëshirë për ta luftuar atë”, u shpreh kreu i shtetit.
Diskutime rreth kësaj post