Të thuash të vërtetën duhen këllqe, të gënjesh duhet memorie. Kjo shprehje e huazuar e kontekstualizuar në aktualitetin shqiptar të shkon nëpër mend historikun e atyre personazheve që guxuan të thonë diçka në këtë vend. Të shantazhuar, kush me hapje dosjesh, kush me burg e deri te vendi punës. Janë kthyer në normë madje për disa edhe në sport, si duket të jep edhe kënaqësi.
A thua i erdhi goja kryeprokurorit, i cili në pamje të parë nuk nxirrte qimen nga qulli e jo më të kishte dashnore. U ankuan për ambasadorin, për retorikën e tij, për vijën e kuqe që e ka shkelur disa herë. Por ky i fundit nuk u ankua ndonjëherë të paktën publikisht, se sa herë janë tallur me pritje përcjellje kot, me kortezi fallco.
Shumë herë edhe të indinjuar se pse spo realizohen dot ato që kërkon zoti ambasador.
Por zotërija si duket nuk çan kokë kollaj, nuk myket shumë se fundja ca do i bejnë , nga puna se heqin dot, dosje s’ka që s’ka dhe për më keq e kanë dhe frikë.
Ç’farë po ndodh?
U harruan sa herë patën qarë te prehri i tij.
Nuk kujtojnë dot se sa herë ngëci mbërthente klimën politike, plani B ishte gjithmonë zgjidhje amerikane.
Se mbajnë mend se sa kanë rrëfyer për njëri-tjetrin dhe sa nga ato “Anonimet ” kanë shkruar për njëri-tjetrin.
E pra, dashje pa dashje e kthyet atë në “Priftin e rrënxës”, i treguat mëkatet e njëri-tjetrit, folët e shpifët nga repertorët me hit.
Tani nuk e doni më, se ju ra burrnia, burrninë që e keni nxjerr në ankand me kohë.
Arsyeja, s’po na jep vizë ambasada amerikane, shantazh.
Qesharak, injorant e të tredhur nga mend e kokës.
Ju ka kapur frika, ajo frikë që qytetarët shqiptar po bashkëjetojnë prej gjithë periudhës së tranzicionit.
Drejtësia nuk është atribut i disave për disa, por është normë e cila na përfshin të gjithve.
Nese jeni burra, dilini per zot këtij vendi dhe jo te qurraviteni sa herë ju prekin”lodrën” e preferuar.
Diskutime rreth kësaj post