Pas publikimit të 16 pika ku Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar i udhëhequr prej saj sqaronin se për çfarë kishin rënë dakort për zgjidhjen e krizës, në selinë blu mbërriti ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu.
Mësohet se kryediplomati amerikan është takuar me kreun e PD, Lulzim Basha. Takimi ka zgjatur rreth 2 orë dhe asnjë detaj nuk ka dalë prej tij.
Ndërkohë, menjëherë pasi la Partinë Demokratike, Donald Lu është zhvendosur disa metra më tej në drejtim të selisë së Qeverisë për t’u takuar me Kryeministrin Rama.
Diskutime rreth kësaj post