Reforma në drejtësi i ka bërë sërish bashkë në Gjykatën e Lartë jo vetëm komunitetin e gjyqtareve, por edhe diplomatët në vendin tonë.
Në një takim të anëtarëve të Këshillit Ekzekutiv të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, të thirrur nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.
Zyra e shtypit njoftoi se synimi i takimit ishte për të folur për procesin e reformës në drejtësi. Zyra e shtypit e Gjykatës së lartë njofton se gjatë diskutimeve janë theksuar si probleme serioze cilësia e vendimeve, kushtet e punës zvarritja e proceseve gjyqësore dhe niveli i ulët i besimit të publikut.
Duhet të jenë pikërisht këto fenomene që kjo reformë duhet të adresojë dhe t’i korrigjojë, është evidentuar në takim.
Diskutime rreth kësaj post