Lu dhe Vlahutin shkojnë në PD për reformën në Drejtësi
Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, janë të pranishëm të mërkurën në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ata janë pritur në hyrje të selisë së PD-së nga kryetari i grupit Edi Paloka dhe deputetja Jorida Tabaku.
Pas takimeve të zhvilluara të martën me grupet e PS-së dhe LSI-së, kryediplomatët do të jenë sot prezentë në mbledhjen e grupit demokrat, ku në fokus është reforma në drejtësi. Mbledhja do të jetë e mbyllur për mediat, ndërsa në fund të saj pritet një prononcim nga dy ambasadorët dhe nga zyrtarët e PD-së.
Diskutime rreth kësaj post