Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka vijuar të sulmojë reformën në drejtësi. Në një dalje televizive, Vasili tha se kjo reformë nisi për mirë pa një influencë politike dhe për të sjellë një ndryshim, por kjo sipas tij nuk ndodhi pasi ajo u bllokua. Nënkryetari i LSI u shpreh se të gjitha afatet e kësaj reforme janë shkelur pa asnjë pikë përgjegjësie teksa akuzoi qeverinë se bën si do me të.
“Reforma në drejtësi, në vitin e 6 të saj. Ajo ka vetëm një armik, kryeministri dhe mazhoranca pasi e sabotojnë që të zbatohet siç duan. Nisi si një moment politik për një drejtësi më të mirë, pa influenca politike, me analizë të detajuar dhe mbi pikat e saj do bëhej ndryshimi. Hartimi i pikave iu la ekspertëve të pavarur, Parlamentit iu la roli certifikues. Tani përveçse po bllokohet qëllimisht si reformë dhe sot jemi akoma me Gjykatë Kushtetuese të paplotësuar. Të gjitha afatet e saj janë shkelur dhe pa pikë përgjegjësie, 10 ligjet e saj u votuan nga ky parlament palaço dhe ikën. Qeveria e merr në dorë dhe bën si do”, tha ai.
Vasili u shpreh se prokuroria është në mëshirë të fatit dhe krimi është në kulmin e vet. Nënkryetari i LSI tha se sistemi gjyqësor është në kolaps teksa akuzoi drejtësinë e re se nuk është e saktë në gjykimet e saj. Sipas Vasilit, merren masa për gjyqtarë që kapen me një milion ndërkohë që ata me 100 milionë të pajustifikuara nuk kapen.
“Prokuroria është në mëshirë të fatit, ndërkohë që krimi është në pikun e vet. Gjykatat e Apelit janë nën gjysmën e tyre dhe ka një krizë. Po ashtu në Gjykatën Administrative dhe i gjithë sistemi gjyqësor është në kolaps. Drejtësia e re duhet të ketë gjykime të sakta. Kemi banalitete me drejtuesit e sistemit të drejtësisë, janë qesharakë dhe pohojnë që nuk kanë marrë as fonde. Këta u shqyen për një vend pune. Kemi parë gjyqtarë që kanë ikur për 1 milion lekë të vjetra, apo ai tjetri me 100 e ca milionë të pajustifikuara dhe nuk u mor asnjë masë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post