Fatos Klosi është i mendimit se LSI e ka humbur misionin e krijimit të saj. Në emisionin “Breaking” Klosi u shpreh se “Koalicioni i 2009 për ne ishte shumë e rëndë, kështu që u nda LSI dhe prej saj dolën një pjesë e njerëzve. Unë do thosha se isha unë pjesë e këtij grupi, u nda PS u krijua një parti tjetër që pretendohej të kishte forcë të rinisë, por nuk u arrit”.
“Përfundoi në një parti interesash, një herë shkoi me PD dhe PS. Partia nuk drejtohej nga parimet, e programet, e ka interesat konkrete për të kapur një post ministri apo drejtorësh, e kjo u bë politikë, e quajtën si pragmatiste. Duke u bërë me partinë në pushtet, e kjo krijonte partinë që të shtohesh dhe interes më i madh, e të bëhet ca deputetë më shumë që ta kushtëzonte partinë e madhe. Nuk kishte ndonjë ide e program, por vetëm ka parimi për të kapur ca vende pune që mendonte si të kapte. U kthye në një parti interesi. LSI e kam thënë se u bë në një SHPK me pak aksionerë, Monikën, Ilirin e të ndjerin Prifti, që ishin kryesorët që vendosnin, ishte momenti më i shëmtuar i LSI”, – tha Klosi.
Diskutime rreth kësaj post