Tensioni i fortë në raportet Kryemadhi-Basha duket se po del në dritë edhe pse kishte muaj apo vite që gëlonte. Vendimet e befta të Bashës për të djegur mandatet apo për të organizuar dhe ndërpreë protesta pa u konsultuar me Kryemadhin duket se e kanë bërë këtë të fundit që të shikojë mundësi të tjera për familjen e saj politike.
Në një intervistë në Abc Neës, nënkryetari i LSI-së Luan Rama dha mesazhe të forta shkëputjeje nga qendrimet e Lulzim Bashës duke thënë se janë gati që të ulen për të diskutuar me Edi Ramën.
Pjesë nga intervista
Luan Rama: Nëse ka sadopak vetëdije dhe vullnet për të shkuar në Qershor me klimën politike të normalizuar, me dialogun politik të institucionalizuar dhe me legjitimitetin e institucioneve hajde të ulemi dhe të vendosim atë që duhet bërë për Shqipërinë dhe të lemë egot.
Mirela Milori: Të dyja palët thonë lëmë egot, por ne që jemi në mes nuk po e kuptojmë. Hajde ulemi thotë Rama?
Luan Rama: Do ta kuptoni shumë shpejt.
Mirela Milori: Do ketë ndonjë tryezë? Kanë filluar komunikimet?
Luan Rama: Sigurisht! Nuk mund të vazhdojë pafundësisht kjo situatë, sepse Shqipëria nuk mund të jetë peng i një grupimi sepse është aty sepse është pjesë përbërëse e bashkëveprimit dhe ndërveprimit me grupet kriminale.
Diskutime rreth kësaj post