Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar deklaratat e disa ministrave e deputetëve të PS, të cilët kanë deklaruar se kritikat e LSI janë në kuadër të fushatës elektorale.
Në një status në Twitter, Manjani shkruan se të bësh fushatë për vota është normale, ndryshe nga PS që bën fushatë për mbjelljen e kanabisit dhe për të futur kriminelë në Parlament.
“LSI po bën fushatë për vota- thotë PS! Po për cfarë tjetër? Për hashash, apo për të zgjedhur trafikantë!Po hyjmë në zgjedhje jo në mbjellje”, shkruan në Twitter ish-ministri i LSI Ylli Manjani.
Diskutime rreth kësaj post