Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili shkruan se kryeministri Rama po lufton pandeminë me përhapjen e lajmeve për vdekjen. Vasili shprehet se Rama i ka lënë pa bukë, ndërsa kocensionet mbushin xhepat plot.
“Edi Rama boll mbolle zi dhe mbrojte koncesionet në kurriz të bukës së shqiptarëve!
O kryeminister nuk luftohet pandemia me përhapjen e lajmeve për vdekjen.
Kryeministër siguro tampone për diagnozen, siguro veshje mbrojtëse për personelin shëndetesor, siguro ventilatoret melanike.
Kryeministër siguro shërbimet për të moshuarit që të marrin pensionet në banesë dhe siguro që shqiptarët e varfër të marrin rrogë dhe të ushqehen.
Boll i mbrojte oligarkët dhe koncesionet.
S’të vjen turp që edhe për tërmetin dhe coronavirusin shqiptarët i le pa bukë kurse koncesionet mbushin xhepat plot.
Propozimet e opozitës janë publike dhe e zgjidhin krizen.
Boll me turpet e propagandes së shkurtimit të rrogave të administrates që do zgjidhkan krizën, këto janë dengla, që nuk i ha njeri.
Kryeministër boll mbolle zi, boll bëre kapterin e qarkullimit rrugor.
Kthehu në punë o derezi se u bëre si llaxore që loz me facebook dhe bezdisë e grabite dynjanë, apo e sheh dhe e kupton edhe vetë që nuk e bën dot këtë punë”, – shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post