Lëvizja Socialiste për Integrimi është revoltuar me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit për të disatën seancë me radhë, ka zaptuar foltoren e Kuvendit dhe nuk pranon të largohet.
Për këtë arsye, shumë deputetë kanë tërhequr fjalimet e tyre, të parashikuara për seancën e kësaj të enjte.
Luan Rama i LSI-së, që kishte për të folur, është ngritur nga vendi i revoltuar, duke i kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, që të lirojë foltoren.
“Nuk mund të vazhdohet më kështu, ky nuk është një parlament normal.
Unë s’mund të dal e të flas, kur foltorja mbahet e mbllokuar.
Merrni masa që kjo të mos ndodhë”, iu drejtua Luan Rama kryeparlamentarit.
“Kërkoj të vijojë diskutimi parlamentar ashtu siç na ka hije”, vijoi ai
Por Ruçi iu drejtuar atij, duke thënë se nuk është faji i tij, që kryetari i opozitës kërkon të mbajë peng Kuvendin.
Me sa duket LSI është revoltuar nga protagonizmi i përjavshëm i Lulzim Bashës, që duke bllokuar foltoren, ka nxjerrë jashtë loje Monika Kryemadhin dhe deputetët e tjerë të kësaj partie, që nuk kanë mundësi të flasin dhe të bëjnë opozitë.
Diskutime rreth kësaj post