Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar vendimin e deputetit të LSI-së Robert Bitri i cili shpesh herë del kundër qëndrimeve të lideres së partisë Monika Kryemadhi.
I pyetur për mundësinë që ai të largohet nga partia, Vasili ka nënvizuar se nuk ka asnjë shqetësim për këtë.
Së fundmi në LSI ka pasur një valë të madh largimesh të cilët nuk janë dakord me formën se si po udhëheq kryetarja aktuale Kryemadhi dhe aleanca e saj me kryedemokratin Basha.
“Nuk kam asnjë shqetësim për asnjë njeri që nuk ka më motive të militojë në një forcë politike me një ritëm të tillë si është LSI, ata që kanë ritme të tilla dhe janë pre e meskiniteteve të vogla janë një lajm i mirë të mos jenë në një forcë që ka tjetër standard politik” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post