Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook ditën e djeshme shprehu opinionet e tij mbi çështjen e detit. Vasili e quajti kryeministrin Edi Rama tradhtar.
“Edi Rama ka bërë qëllimisht e në mënyrë të vazhdueshme shejtan budallain për ta lënë Shqipërinë të papërgatitur dhe përpara faktit të kryer. Deklaratat e tij që në formë janë një hartim bajat i një nxënësi të tetëvjeçares në përmbajtje janë dorëzim i qëllimshëm dhe i mirëmenduar e pa kushte ndaj interesave të Greqisë”, tha Vasili.
Ai u shpreh se qëndrimet e Prof. Krisafit dhe Prof. Zaganjorit janë shumë të qarta dhe një udhëheqje e vërtetë parimore e profesionale për veprim.
“Thjesht shprehet një aspiratë, një dëshirë e Greqisë për t’i zgjeruar, por sigurisht në mënyrë të njëanshme ajo nuk mund të deklarojë shtrirjen e efekteve të ishujve apo masave shkëmbore, deri në 12 milje detare, pa u marrë vesh me shtetet me të cilat ajo i ndan ato, sepse bie në kundërshtim me normat e së Drejtës ndërkombëtare, me Kartën e organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me vetë Konventën e Tretë mbi të Drejtën e Detit. Sepse çfarë do të ndodhë sikur të njëjtën gjë ta bënim edhe ne dhe vendet e tjera, t’i deklarojnë në mënyrë të njëanshme, pa u marrë vesh, sepse ne nuk jemi në një oqean ku nuk kemi asnjë shtet përballë apo bashkangjitur. Nuk mund të bëhet përmes një akti qeveritar, në mënyrë të njëanshme, kur shteti ndan hapësirat detare me shtetet e tjera. Përndryshe do të ishim në kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare”, shkruan Vasili.
Ai tha se vendimi i Greqisë ishte kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar që në gushtin e këtij viti teksa Edi Rama kishte thënë se grupi negociator për çështjen e detit kishte nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij ishin larguar nga pozicionet që mbulonin kur ishin zgjedhur në grupin negociator. Sipas Vasilit që nga ai moment përveç duartrokitjeve nga media greke Edi Rama nuk lëvizi as gishtin, por vetëm u shndërrua në avokatin paradhënie të vendimit grek, që po vinte.
“Edi Rama në 29 gusht 2020 deklaroi se grupi i tyre negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur. Por Edi Rama nuk lëvizi as gishtin, u shndërrua në avokat të vendimit grek. Roli i Edi Ramës dhe qëndrimi i tij është prej një tradhtari të paskrupull, që në funksion të çdo interesi të errët privat dhe pushteti e trajton Shqipërinë dhe kufijtë e saj të shenjtë si plaçkë tregu. Ndaj Edi Rama duhet trajtuar vetëm si i tillë pra si tradhtar”, përfundoi Vasili.
Diskutime rreth kësaj post