Deputeti i LSI-së, Nasip Naço ka reaguar pas vendimit të deputetëve socialistë në komisionin e ligjeve që votuan për reduktimin e stafit dhe fondeve për organet që do të bëjnë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në një deklaratë për mediat, Naço ka deklaruar se ngritja e organeve të reja në kuadër të reformës në drejtësi kërkon kushte dhe garanci, ndërsa ka akuzuar mazhorancën socialiste se po kërkon të vërë nën kontroll drejtësinë.
“Qëndrimi i LSI-së është kundër vullnetit të qeverisë, që kërkon të ketë ndikimin e saj në këto institucione të pavarura”, ka thënë Naço.
Ai i ka bërë thirrje qeverisë që para se ta kalojë ligjin për votim në Kuvend të reflektojë, “për të dhënë sistemin e drejtësisë që kërkojnë të gjithë”. “Sistemi i drejtësisë nuk është i asnjë partie, por i popullit shqiptar”, ka shtuar Naço.
Diskutime rreth kësaj post