Numri dy i LSI, Petrit Vasili shprehet se Shqipëria ndodhet në një situatë serioze me pandeminë. Sipas tij janë urdhrat e kryeministrit që çuan në këtë gjendje teksa veprimet janë sikur nuk ka pandemi.
Më tej ai thotë se situatën duhet ta udhëheqin profesionistët pasi Shqipëria tashmë është e pushtuar nga vala e pandemisë.
Postimi i Vasilit:
“Pandemia ne renie te lire!
Vala e Pandemise eshte ne zhvillim te plote dhe shume serioz.
Sot serish nje numer shume i rende rastesh te reja, plot 1054 raste te reja me Covid!
Menaxhimi paraprihet nga urdherat e kryeministrit, kjo eshte vertet skandaloze dhe e papranueshme.
Ne kete situate duhet te udheheqin profesionistet.
Urdherat e kryeministrit na prune ne kete gjendje.
Shqiperia e pushtuar nga vala e Pandemise veprimet jane sikur s’ka pandemi.”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post