Monika Kryemadhi i ka dalë kundër PD –së dhe Lulzim Bashës dhe pas akuzave që ka lëshuar kohët e fundit ndaj Edi Ramës është radhitur sërish në krah të tij.
LSI është bashkuar me nismën e mazhorancës për bërjen e Vetingut në Polici.
Ka qenë vetë Kryemadhi që ka konfirmuar “tradhtinë” ndaj Bashës dhe rikthimin pranë Ramës.
“Ky është një nga qëndrimet që LSI ka pasur dhe LSI nuk kompleksohet, por ka bërë të qartë qëndrimin e saj që përsa i përket bashkëpunimit për ligje që janë në shërbim të qytetarëve shqiptar, nuk kemi asnjë lloj qëndrimi tjetër përveç se angazhimit të grupit parlamentar të LSI për të prodhuar një politikë e cila është në funksion të qytetarëve dhe të shtetasve shqiptar”, ka thënë Kryemadhi para mediave.
Sot LSI ka paraqitur 19 amendamente dhe pret aprovimit për to nga Kuvendi.
“Nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj kapriço politike por kanë të bëjnë me përgatitjen dhe afrimit të një legjislacioni jo vetëm Europian por dhe demokratik. Dhe mbi të gjitha për të pasur një legjislacion i cili ndalon dhe largon çdo abuzim që mund të ndodh me segmentet e policisë”, ka thënë ndër të tjera Kryemadhi, referuar 19 amendamenteve. /CNA.al
Diskutime rreth kësaj post