Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes kryetares Monika Kryemadhit ka paralajmeruar ndryshim strategjie të opozitës.Para se të futej në Panairin e Librit, Kryemadhi tha per mediat se nesër ajo do të shkonte ne Dibër dhe më pas në të gjitha vendet e tjetra sepse siç u shpreh ajo tani më populli do të drejtoje opozitën.
“Do jem në Dibër nesër dhe në vende të tjera. Takimet do të jenë me qytetarët me strukturat nuk do të jenë më lëvizje politike por lëvizje që do të konsultohen me qyetetarët sepse do të jetë populli që do ta drejtojë opozitën…”, tha ajo. Kryemadhi la me pikëpyetje edhe faktin nëse opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet e afërme locale, duke kujtuar për mediat se shitblerja e votës është problemi më i madh referuar raporteve te BE-se apo OSBE/ODIHR por edhe fakteve që sipas saj do të dalin ditët në vijim.
Diskutime rreth kësaj post