Në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit Lëvizja Socialiste për Integrim ka marë një goditje të rëndë në Qarkun e Elbasanit. Prej disa ditësh Kryetari i LSI në Cërrik Astrit Xhelili dhe ai i Belshit Zenun Bullari janë larguar nga radhët e LSI dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste.
Në fjalën e tij në një takim në Cërrik, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste Taulant Balla falenderoi Astrit Xhelilin dhe Zenun Bullarin për vendimin e tyre për tu larguar nga LSI dhe që ju bashkuan Partisë Socialiste.
Deklarata e Ballës:
“Dua të falenderoj Astrit Xhelilin, i cili është këtu bashkë me ne e që ka drejtuar LSI për shumë vitesh dhe prej ditësh ka vendosur të jetë pjesë e mbështetjes së Edi Ramës dhe PS. Faleminderit Astrit që e le drejtimin e LSI, sepse ishte drejtim i gabuar dhe mirëserdhe në PS.
Ndërkohë dua të falënderoj edhe kryetarin tjetër të LSI-së, Zenun Bullarin të zonës së Belshit, i cili dhe ai ka vendosur të largohet nga LSI dhe të mbështesë PS dhe Edi Ramën më 25 prill.
Atë që Lulzim Basha e harroi rrugës, çuarjen e LSI për skrap, besoj që në Cërrik dhe Belsh po e bëjmë më së miri”, deklaroi Balla.
Diskutime rreth kësaj post