Deklarata e fortë e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, i cili akuzoi LSI-në për inceneratorët ka trazuar jo pak ujërat në këtë parti.
Kërkesa publike e ish-ministrit te LSI, Ylli Manjani për përgjegjësi politike nga partia dhe jo vetëm “kryqëzim” të Lefter Kokës ka nxitur reagimin e ashpër të anëtares së Kryesisë Elona Guri.
“LSI ka aq pergjegjesi per marrveshjet mafioze te incineratoreve, aq sa ka me licencat e notereve dhe dyqanet e burgjeve!”, shkruan Guri në rrjetet sociale.
Më herët Ylli Manjani i kujtonte kryetares së LSI-së Monika Krymadhi se në qeverinë Rama 1 nuk ka qenë vetëm Lefter Koka ministër Mjedisi, por ka pasur edhe ministra të tjerë nga radhët e LSI-së anëtarë te kabinetit të cilët nuk e kundërshtuan projektin e inceneratorëve, duke kërkuar përgjegjësi politike për këtë çështje nga të gjithë.
Diskutime rreth kësaj post