Kreu i Grupit Parlamentar të LSI ka replikuar sot me kryeministrin Rama ne lidhje me takimin elektoral të këtij të fundit në Vorë. Luan Rama tha se LSI nuk po mban peng Hipotekën, ndërsa u bëri thirrje 3 mijë te legalizuarve në Vorë që të paraqiten prane ZVRPP për të regjistruar pronat nëse i kanë marrë legalizimet.
Por si qëndron e vërteta? Vetëm në vitin 2015 në Vorë numeroheshin sëpaku 500 legalizime. Të gjitha këto të shpërndara nga dora e Ilir Metës, i cili në zgjedhjet lokale kandidonte Luan Sallakun nga LSI.
Luan Rama me siguri e ka ’harruar’ këtë fakt, ndërkohë që si hakmarrje se përse kandidati i LSI nuk mori fitoren në Bashkinë Vorë, LSI bllokoi regjistrimet në Hipotekë vitet në vijim. Nga shifrat e publikuara nga ALUIZNI, por edhe nga shpërndarjet publike të legalizimeve në Vorë duket qartë se janë rreth 3 mijë leje të shpërndara. Por, qytetarët kanë hasur vështirësi nga Hipoteka e cila herë nën emër të kamat-vonesës, e herë në atë të korrupsionit u kanë nxjerrë probleme.
Luan Rama tha sot se Hipoteka drejtohet nga Rilindja.
I pesti në listën e Tiranës harron se Drejtor i Përgjithshëm i Hipotekave deri para 1 muaji ishte Ilirjan Muho i emëruar nga LSI dhe ish-anëtar i KQZ nga forca politike e Ilir Metës.
Për më tepër Muho është akuzuar nga PD si Prokurori që lironte kriminelë madje Berisha e quante publikisht “Kuqo i LSI”. Kjo për shkak se Muho i ka dhënë lirinë një eksponenti të krimit me emrin Aleksandër Kuqo.
Diskutime rreth kësaj post