E dyta e listës së LSI-së në Tiranë, Erisa Xhixho thotë se pas teatrit, stadiumit dhe vilave karakteristike tashmë i erdhi radha maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” që të shembet. Akuzat shkojnë direkt për qeverinë, për të cilën Xhixho shprehet se është urgjente që të largohet në 25 prill.
Reagimi i Xhixhos:
“Ajo që po ndodh së fundi me shembjen e fasadës së maternitetit të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, monument kulture i kategorisë së dytë, është vetëm vijim i politikës shkatërruese të qeverisë.Para syve të shqiptarëve përsëriten imazhet e dhimbshme të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, stadiumit “Qemal Stafa”, degradimi i kullës së Sahatit, vilat karakteristike, monumentet e kulturës të lëna qëllimisht në harresë.
Qeveria e rilindjes i la prej vitesh pa mirëmbajtje për të justifikuar shembjen dhe më pas favorizimin e klientëve të vet në biznesin e ndërtimit.Njësoj si do lulëzojnë kullat në vend të Teatrit Kombëtar e si ndodhi me stadiumin “Qemal Stafa”.Klientelizëm dhe orientim politik i qëllimshëm për të fshirë memorien kolektive.Është urgjente per Shqipërinë një qeverisje e përgjegjshme, e cila parashikon buxhet për mirëmbajtjen dhe funksionimin e objekteve me rëndesi te veçantë arkitekturore, historike e qytetare.Boll me shkatërrimin, na nevojiten në drejtim njerëz që punojnë për interesat e vendit, që vlerësojnë historinë e janë krenarë për KULTURËN tonë të përbashkët.”- shkruan Xhixho.
Diskutime rreth kësaj post