Në KQZ me kërkesë të LSI-së vijon rinumërimi i 108 kutive për qarkun e Durrësit. Nga 100 kuti që janë rinumëruar deri tani nuk ka ndryshim rezultati.
Mësohet se PS ka humbur 16 vota, LSI ka rikpueruar vetëm 3 vota, ndërsa PD ka humbur 32 vota.
LSI synon të marrë mandatin e kryeministrit Edi Rama, i cili ishte i 8-i në listën e Durrësit.
Katër numërues nga administrata e KQZ po rinumërojnë fletët e votimit në 108 kutitë për qarkun e Durrësit.
Diskutime rreth kësaj post