Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të paraqiten në zgjedhjet e 25 prillit të ndara. Lidhur me këtë fakt, Baton Haxhiu në emisionin “Shock” tha se PD dhe LSI me sa duket kanë lexuar se sondazhet nuk favorizojnë daljen në një koalicion.
Ai thotë se një koalicion PD dhe LSI nuk do të ishte i mbështetur në ideologji.
“Të dy partitë kanë vendosur t’u besojnë sondazheve për armiqësitë që kanë elektorati i tyre mes vetes. Sondazhet kanë treguar armiqësia mes elektorateve të PD dhe LSI është bukur i shprehur në terren. E kanë të pamundur që mund të krijojnë besim për të mbledhur vota në këtë mënyrë”, tha Haxhiu.
Sipas Haxhiut këto zgjedhje do të jenë rasti i fundit që LSI të tregojë që është parti ose aksesor e partive të tjera.
Haxhiu parashikon se në zgjedhjet e 25 prillit PD do të fitojë shumë më shumë mandate se sa me LSI dhe sipas tij “ky vit është fundi i rrjepjes politik të partisë së madhe”.
Diskutime rreth kësaj post